River Plate – Boca Juniors, tre yjet e Juventusit nuk u lejuan të futen në ‘Santiago Bernabeu’

River Plate dhe Boca Juniors, po përballen në ndeshjen e dytë të Copa Libertadores.

Sport

09/12/2018 21:46

Pas shumë incidenteve në javët e kaluar, River Plate dhe Boca Juniors po e zhvillojnë përballjen e tyre të dytë.

45’ minutat e parë sollën një gol, ku atë e realizuan mysafirët në letër, pasi ndeshja nuk mund të zhvillohej në Argjentinë për shkak të situatës së tensionuar, raporton “lajmi.net”.

Ndeshja në mes të River Plates dhe Boca Juniors ka zgjuar interesim të madh edhe tek yjet e tjerë të futbollit si, Leonardo Bonucci, Giorgio Chillini, Paulo Dybala, e të tjerë.

Treshja e Juventusit janë duke e ndjekur ndeshjen nga tribunat, mirëpo ata u përballën me një rast interesant jashtë stadiumit.

Sigurimi i ‘Santiago Bernabeut’ nuk i ka lënë fillimisht që ata të futen nga dera e VIP-ve, duke i larguar ata për një moment.

Por, më vonë, ata janë ankuar te organizatorët, duke bërë që ata të futen në stadium me kohë. /Lajmi.net/