River Plate – Boca Juniors, këta yje të futbollit janë prezent në ndeshje

River Plate dhe Boca Juniors më në fund do të zhvillojnë ndeshjen e dytë të tyre në Copa Libertadores.

Sport

09/12/2018 20:33

Pas shumë incidenteve dhe shtyrjeve të ndeshjes së dytë, sonte në ‘Santiago Bernabeu’ po përballen River Plate dhe Boca Juniors.

Rivaliteti i madh në mes dy skuadrave argjentinase, ka bërë që kjo ndeshje të zhvillohet në Spanjë, përcjell “lajmi.net”.

E që është një ndeshje e nivelit të lartë, e tregon edhe prezenca e lojtarëve si, Lionel Messi, Javier Saviola, Javier Zanetti, Paulo Dybala, Claudio Caniggia, Diego Simeone, German Burgos, Fernando Cavenaghi, Ramon Diaz, Antoine Griezmann, Diego Godin dhe Lucas Torreira, në stadiumin e Real Madridit.

Të gjithë këta yje do të jenë sonte prezent në ndeshjen finale të Copa Libertadores.

Vlen të ceket se edhe Cristiano Ronaldo ishte i ftuar në këtë ndeshje nga Florentino Perez, por ai ka refuzuar një gjë të tillë për shkaqe ende të panjohura. /Lajmi.net/