Rivarrimi i Isa Boletinit në vendlindje, konsiderohet provokim për Listën Serbe

Lista Serbe ka kundërshtuar rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në fshatin e tij lindjes Boletin, në Veri të Kosovës dhe këtë e konsideron provokim dhe mungesë konsiderate ndaj viktimave dhe ndjenjave të serbëve.

Lajme

09/06/2015 15:55

Me anë te një komunikate Lista  Serbe, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë, vlerëson se më këtë veprim po tregohet se nuk ka vullnet për fqinjësi të mirë, shkruan Tanjug, transmeton Express.

Nuk e përkrahim varrimin Isa Boletinit në veri të Kosovës dhe këtë e përjeton si një provokim dhe mungesë totale e konsideratës ndaj viktimave dhe ndjenjave serbe”. .

“Lista shton se, do të vazhdojë të shikojë në të ardhmen dhe këtë ta ndërtojë me fqinjët e vet shqiptarë porse kjo do të jetë edhe e vështirë sepse kështu po tregohet se nuk ka vullnet të dyanshëm dhe për evitimin e ndarjeve”, thuhet në komunikatë.