Rivaliteti i “çmendur”, tifozi i Romës kërcënon me thikë yllin e Lazios në plazh

Një ditë pushimi në plazh për pak sa nuk u kthye në tragjedi për sumuesin e Italisë dhe të klubit të Lazios, Ciro Immobile që ndodhet në Chieti me miqtë e tij.

Sport

08/07/2018 10:42

Sipas mediave italiane nga raportet e policisë thuhet se një tifoz i Romës, në diskutim e sipër është nxehur dhe ka kaërcënuar Immobilen me një thikë në dorë.

Menjëherë kanë ndërhyrë miqtë e lojtarit, që arritën të largonin personin nga plazhi ku ishte Immobile, duke njoftuar edhe forcat e policisë.

Në vendngjarje mbërritën karabinierët, që më vonë kanë njoftuar se kanë gjetur personin e dyshuar.

Ai akuzohet për kërcënim me armë të ftohtë.