Rivalët politik të Drenasit, i bashkon aksioni për pastrimin e qytetit (Foto)

Ndonëse janë rival të mëdhenj politik, e kundërshtues të  ashpër të qeverisjes në Drenas, asamblistët Xhavit Drenori, Vehbi Berisha dhe Sokol Bylykbashi,  sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, së bashku me kryetarin e kësaj komune Ramiz Lladrocin kanë dalë për ta pastruar qytetin.

Lajme

22/04/2017 12:34

Në fotografitë që ka postuar Drenori në facebook, shihet se ata së bashku kanë marrë pjesë në pastrimin e qendrës së qytetit.

“Me Thjeshtësinë (dikur Shkelqësinë) e Tij, Kryetarin Lladrovci, kolegët nga Kuvendi Komunal, Vehbiun, Sokolin dhe shumë vullnetarë nga Institucione të ndryshme në Drenas, shënuam me pastrim të (pak) mbeturinave në qender të Drenasit, ditën ndërkombëtare të tokës, 22. Prillin”, ka shkruar Drenori në facebook./ Lajmi.net/