Rivalet e repit performojnë së bashku në këtë vend

Më në fund, rivalet e repit do të bashkohen në një vend.

ShowBiz

01/02/2019 08:59

Reperet e famshme, Cardi B dhe Nicki Minaj do të jenë së bashku në ceremoninë e shtatë të BET experience, shkruan lajmi.net.

Kjo ceremoni pritet të zhvillohet nga 20 qershori dhe 22 qershor në Staples Center, nën performimin e artistëve të tjerë si Lil Wayne, Tory Lanez, Trippie Redd etj.

Nicki dhe Cardi kanë pasur zënka të shumta gjatë viteve të fundit, e që e gjithë ‘lufta’ mes tyre filloi në Javën e Modës së Nju Jorkut, shtatorin e kaluar.

Gjithashtu, Cardi postoi edhe një varg të videove në Instagram kundër Nicki Minajt teksa e quante atë gënjeshtare. /Lajmi.net/