Rivalët e Cameronit e mbështesin referendumin për BE-në

Partia opozitare në Britani, ajo Laburiste, do të mbështesë planet e kryeministrit David Cameron për zhvillimin e një referendumi në lidhje me qëndrimin ose jo të këtij vendi anëtar i BE-së deri në fund të vitit 2017.

Bota

24/05/2015 12:07

Konfirmimi vjen nga udhëheqësi i përkohshëm i opozitarëve, këtë të diel, edhe pse laburistët u përfshinë në një betejë më herët gjatë këtij muaji për të qeverisur vendin, por që pësuan një humbje të thellë përballë Konservatorëve të Cameronit.

Në fakt, kushti për referendumin e britanikëve në lidhje me BE-në ka të bëjë me transferimin ose jo të më shumë fuqive nga Londra drejt Brukselit, gjë që ata e kundërshtojnë.

“Britanikët duan të thonë fjalën e tyre në lidhje me anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE. Ndaj dhe laburistët do ta mbështesin projektligjin për referendumin në fjalë”, tha Harriet Harman, kreu aktual i laburistëve, deri në zgjedhjen e pasuesit të Ed Miliband. /TCH/