Rivaldo këshillon Neymarin: Këtë duhet ta bësh kundër Real Madridit

Rivaldo a ka këshilluar Neymarin për ta eliminuar nga gara Real Madridin, në mënyrë që të konsiderohet si më i miri në botë.

Sport

03/01/2018 12:40

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka një këshillë për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Ekipi francez do të takohet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Dhe, Rivaldo a ka këshilluar Neymarin për ta eliminuar nga gara ekipin madrilen, në mënyrë që të konsiderohet si më i miri në botë.

“Nëse Neymar dëshiron të jetë më i miri në botë, duhet ta eliminojë Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon në muajin shkurt”, u shpreh Rivaldo. /Lajmi.net/