Rivaldo: Do të fitoja tre herë Topin e Artë në futbollin e sotëm

Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se ai do ta dominonte në tërësi futbollin e sotëm, duke thënë se do të fitonte së paku tre herë Topin e Artë.

Sport

28/07/2015 20:17

Rivaldo ka thënë se do ta fitonte së paku tre herë Topin e Artë në futbollin e sotëm, të cilin do ta dominonte në tërësi.

“Futbolli sot është shumë më ndryshe sesa më herët”, tha Rivaldo.

“Nëse koha ime do të ishte sot, atëherë unë jam i bindur se do ta fitojë dy apo tre herë Topin e Artë”.

“Ju mund ta shihni se futbolli sot nuk është i mirë sepse lojtarët si Messi e Ronaldo shënojnë nga 50 gola në ligë”.

“Kjo tregon se niveli i futbollit është i ulët. Edhe për më të mirin në botë, në futboll nuk mun të shënosh 50 gola në 38 ndeshje”, përfundoi Rivaldo.

Përndryshe, Rivaldo është shpallur si lojtari më i mirë në botë në vitin 1999.