Rivaldo: Do të doja ta shihja Iscon në Barcelonë

Ish lojtari i Barcelonës ka thënë se do të dëshironte që ta shihte yllin e Real Madrid, Isco Alarcon, tek skuadra e Barcelonës.

Sport

14/12/2018 17:38

Mesfushori spanjoll nuk po kalon në periudhën më të mirë tek Real Madrid. Ai pas problemeve me trajnerin, tashmë ka probleme edhe me tifozët e “Santiago Bernabeu”.

“Nëse më pyesni mua nëse do të dëshiroja ta shihja Iscon tek Barcelona, do të thoja po” ka thënë Rivaldo për “Betfair”, transmeton lajmi.net.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe mendoj se të dy, skuadra dhe lojtari, do të mund të bënin me njëri tjetrin” ka shtuar braziliani.

“Gjithsesi, është një propozim i komplikuar. Është e vështirë të imagjinosh dy rival duke negociuar për transferimin e një lojtari” ka thënë për fund ish lojtari i Barcës.

Sipas raportimeve të fundit në Spanjë, thuhet se Real Madrid po përgatitet  që t’i ndajnë rrugët me mesfushorin Isco. /Lajmi.net/