Rivaldo: Chelsea-Barcelona, ky ekip kualifikohet tutje

“Gjithmonë duhet të tregosh respekt për skuadrat angleze pasi janë gjithmonë të rrezikshme por Barça ka lojtarët dhe skuadrën më të mirë".

Sport

20/02/2018 18:21

Rivaldo beson që Barcelona do ta eliminojë Chelsean.

Ai ka thënë që anglezët meritojnë respekt, por sipas tij, Barca ka lojtarë shumë më tëmirë.

“Barcelona është skuadra më e fortë dhe si pasojë është favorite”, deklaroi Rivaldo nga Marca.

“Gjithmonë duhet të tregosh respekt për skuadrat angleze pasi janë gjithmonë të rrezikshme por Barça ka lojtarët dhe skuadrën më të mirë”, shtoi ai.