Ritës i bie të fikët

Rita Ora ka përfunduar në spital, pasi i ra të fikët, teksa po ecte në një rrugë të Miami Beach, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore nuk ndihej mirë dhe përfundoi në tokë, ndërsa më pas arriti autoambulanca dhe e dërgoi në spitalin më të afërt, njoftojnë mediat…

ShowBiz

19/11/2013 06:00

Rita Ora ka përfunduar në spital, pasi i ra të fikët, teksa po ecte në një rrugë të Miami Beach, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore nuk ndihej mirë dhe përfundoi në tokë, ndërsa më pas arriti autoambulanca dhe e dërgoi në spitalin më të afërt, njoftojnë mediat e huaja.

Mjekët kanë konstatuar se këngëtarja me nënshtetësi angleze ishte dehidratuar dhe ishte e lodhur nga moti shumë i nxehtë në Miami.

Mjeku David Darcy, nga departamenti i emergjencës në ‘Mount Sinai Hospital’ në Miami, ka deklaruar se gjendja e Ritës është duke u përmirësuar dhe se nuk ka vend për frikë. Ora kishte angazhime të shumta këtë vit dhe duket se ajo nuk ka mundur t’i përballojë dot ato.