Rita tregon klasin

Mbrëmja e së dielës ishte një ditë e madhe për yjet e kinematografisë, pasi u ndanë çmimet Oscar. Më pas, ata u mblodhën të gjithë së bashku në ndejën Vanity Fair, për të festuar çmimet e fituara. Në këtë ndejë nuk ka munguar as këngëtarja, Rita Ora e cila e ka treguar edhe një herë…

ShowBiz

03/03/2014 23:22

Mbrëmja e së dielës ishte një ditë e madhe për yjet e kinematografisë, pasi u ndanë çmimet Oscar. Më pas, ata u mblodhën të gjithë së bashku në ndejën Vanity Fair, për të festuar çmimet e fituara.

Në këtë ndejë nuk ka munguar as këngëtarja, Rita Ora e cila e ka treguar edhe një herë klasin e saj me një veshje tejet elegante.

Ajo u paraqit me një fustan të bardhë, i cili ishte me vrima të hapura, sidomos në pjesën e këmbëve.

Rita kishte një makiazh perfekt në fytyrë, teksa flokët e bardha dhe pak dredha vetëm sa e perfeksionuan më shumë atë.