Rita s’i lë fqinjët të flenë

Rita Ora ka shkaktuar probleme, vetëm disa ditë pasi u kthye në Londër nga Miami, ku kishte pësuar kolaps, gjatë një seti fotografik. Këngëtarja me prejardhje shqiptare është kërcënuar me dëbim nga banesa ku qëndron në Londrën Perëndimore, pasi ka injoruar paralajmërimet nga pronari i banesës.   Këngëtarja me famë botërore kishte lëshuar muzikë me…

ShowBiz

25/11/2013 10:00

Rita Ora ka shkaktuar probleme, vetëm disa ditë pasi u kthye në Londër nga Miami, ku kishte pësuar kolaps, gjatë një seti fotografik.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare është kërcënuar me dëbim nga banesa ku qëndron në Londrën Perëndimore, pasi ka injoruar paralajmërimet nga pronari i banesës.

Rruga e shtëpisë sime.

 

Këngëtarja me famë botërore kishte lëshuar muzikë me zë të lartë në banesën e saj dhe fqinjët ishin ankuar, pasi ajo nuk i kishte lënë të flinin deri në agim. Ajo i kishte injoruar ankesat, duke e vazhduar atë që ia donte qejfi, por kjo mund t’i kushtojë.

“Rita ishte paralajmëruar për shkak të zhurmës që kishte shkaktuar, por ajo e kishte injoruar këtë dhe tash pronari i banesës ka thënë se ajo ka për t’u larguar. Kjo nuk është hera e parë që ajo është kërcënuar me dëbim, por duket se çështja është më serioze tash. Rita banon në një ndërtesë të bukur, me një masë të komshinjve që janë të moshuar, të cilët nuk janë të lumtur me të”, ka thënë një burim i tabloidit britanik ‘Daily Mail’.