Rita shkëlqen në Londër

Rita Ora ka shkëlqyer në natën më të madhe vjetore të stilit në Londër, ku u shoqërua nga modelja britanike, Kate Moss. Rita mbërriti e disponuar në ‘2013 British Fashion Awards’, që u mbajt në London Coliseum të hënën mbrëma. 23 vjeçarja kishte veshur një fustan argjendi dhe dukej sikur sirenat e dikurshme të Hollywoodit,…

ShowBiz

03/12/2013 10:00

Rita Ora ka shkëlqyer në natën më të madhe vjetore të stilit në Londër, ku u shoqërua nga modelja britanike, Kate Moss. Rita mbërriti e disponuar në ‘2013 British Fashion Awards’, që u mbajt në London Coliseum të hënën mbrëma.

23 vjeçarja kishte veshur një fustan argjendi dhe dukej sikur sirenat e dikurshme të Hollywoodit, ndërsa flokët i kishte si emnakja e saj, Rita Hayworth, që ishte bërë e famshme në vitin 1940. Bashkë me Moss, në qilimin e kuq Rita dukej mjaft në disponim.