Rita planifikon pushim romantik

Rita Ora dhe Calvin Harris janë duke e planifikuar një pushim romantik, për ta rindezur dashurinë e tyre. Këngëtarja e hitit ‘How We Do’ dje DJ, janë këshilluar nga nëna e këngëtares që ta bëjnë një udhëtim në një të largët të Irlandës, i cili do t’i ndihmonte që ta përforcojnë lidhjen e tyre gjashtë…

ShowBiz

23/11/2013 07:00

Rita Ora dhe Calvin Harris janë duke e planifikuar një pushim romantik, për ta rindezur dashurinë e tyre. Këngëtarja e hitit ‘How We Do’ dje DJ, janë këshilluar nga nëna e këngëtares që ta bëjnë një udhëtim në një të largët të Irlandës, i cili do t’i ndihmonte që ta përforcojnë lidhjen e tyre gjashtë muajsh.

Thuhet se çifti po has në vështirësi të gjejë kohë për njëri tjetrit, për shkak të angazhimeve që kanë në profesionet e tyre, ku synojnë të bëjnë karrierë të suksesshme.

“Rita dhe Calvin e kanë parë njëri tjetrin rrallë në muajt e fundit dhe ata kanë vendosur të ndryshojnë. Rita ndihet e vetmuar dhe kur takohen, ai është i preokupuar e gjëra tjera. Nëna e Ritës, e cila është psikoanaliste, i ka sugjeruar ata që ta bëjnë një pushim diku larg syrit të njerëzve, ku do ta shijonin të qenit afër njëri tjetrit pa shqetësime dhe vente”, thotë një burim i tabloidit britanik ‘Daily Star’.

Nëna ë 22 vjeçares shpreson se udhëtimi romantik do ta ndihmojë çiftin të relaksohet dhe ta forcojnë lidhjen duke qëndruar së bashku.

Gjithnjë sipas këtij burimi, Calvin është pajtuar që ta bëjë këtë ‘trip’, pasi nuk dëshiron ta humbasë të dashurën e tij. Ndërkohë, edhe Ora pritet t’i anulojë angazhimet që kishte paraparë, vetëm për t’i rikthyer gjërat në vendin e tyre.