Rita përqafim të ngrohtë Ledrit para se të nisej në aeroport

Menjëherë pas përfundimit të koncertit të madh që këngëtarja Rita Ora ka mbajtur në qendër të Prishtinës me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këngëtares i është dashur të niset menjëherë për në aeroport sepse në këtë periudhë ka një agjendë shumë të ngjeshur me koncerte dhe aktivitete të tjera në të gjithë botën.

ShowBiz

18/02/2018 09:58

Por në një video të siguruar nga Blitz.al vihet re se teksa bëhet gati për të hypur në makinën shoqëruese të saj, Rita nuk largohet pa i dhënë një përqafim Ledrit, të cilit ia bën me shenjë që të afrohet. Teksa reperi afrohet ata i dhurojnë një përqafim shumë të ngrohtë njëri tjetrin çka është vërtetë emocionues edhe për simbolikën që mbart.

Kujtojmë se Ledri gjithashtu performoi mbrëmjen e djeshme përpara Rita Orës në shesh, me siguri aty ka qenë dhe momenti ku dy këngëtarët janë njohur e kanë biseduar me njëri tjetrin.

Ne jemi shumë të kënaqur nga kjo, sigurisht!

84281B93-92BF-46AD-8E17-15E2F99CE24B