Rita Ora viziton Ambasadorin e Britanisë së Madhe para koncertit

Këngëtarja Rita Ora po vazhdon agjendën e saj në Kosovë.

ShowBiz

17/02/2018 18:40

Ajo përpos koncertit që do ta mbaj sonte nga ora 22:00, ka realizuar edhe disa vizita e ka mbajtur edhe konferencë për medie, shkruan lajmi.net

Në Instastory këngëtarja shqiptare me famë botërore ka hedhur një video ku shihet se ka vizituar Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Videos Rita ia ka lënë edhe një shkrim ku tha se ndjehet e lumtur që arriti ta vizitojë këtë vend, para koncertit.

“Jam e lumtur që pata kohë ta vizitoj Ambasadorin e Britanisë përpara koncertit” janë fjalët e Ritës lënë videos./Lajmi.net/

screenshot_2