Rita Ora viktimë e mashtruesve, i vjedhin shumë të madhe parash

Ylli i pop-it, Rita Ora është viktimë e mashtrimit prej 3.4 milionë funtash.

ShowBiz

15/02/2019 17:30

Një kontabilist ka pranuar mashtrimin e klientëve të profilit të lartë, duke përfshirë edhe yllin e pop-it, Rita Ora, prej rreth 3.4 milionë funta, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Andrew Munday, 37 vjeç, synonte ish-gjyqtaren e X Factor dhe të tjerët, duke përdorur paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi.

Veprimet e tij u zhvilluan ndërkohë që ai ishte i punësuar nga firma e përhershme e kontabilitetit “Blue Cube Business Ltd”, tha policia.

Munday është deklaruar fajtor në gjykatë për nëntë akuza mashtrimi.

Pas rastit, avokati i Rita Orës, Graham Shear tha se një ‘pjesë thelbësore’ e parave të marra nga klientja e tij, janë rikuperuar

Shear i cilësoi veprimet e Munday si të turpshme, ndërsa një tjetër viktimë ishte edhe kompozitori i Northamptonshire VV Brown. /Lajmi.net/