Rita Ora u shfaq elegante dhe joshëse mbrëmë në ‘Victoria’s Secret Fashion Show’

Mbrëmë ka performuar në "Victoria's Secret Show".

ShowBiz

09/11/2018 08:16

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora mbrëmë performoi në “Victoria’s Secret Fashion Show”, shkruan lajmi.net

Bukuroshja bionde ka befasuar gjithë fansat me një fustan të gjatë glamuroz dhe me flokë të drejta të lëshuara.

Performancën e saj e ndoqën nga afër edhe prindërit e Ritës të cilët e vlerësuan atë mjaft shumë.

E njëjta, ka qenë mjaft e suksesshme muajve të fundit me këngën e saj më të re “Let you love me”, e cila është pjesë e albumit.

Kurse albumi i Orës “Phoenix” pritet të publikohet në fund të nëntorit. /Lajmi.net/