Rita Ora takohet me ish të dashurën: Sot kam pasur ditën më të mahnitshme

Rita Ora është takur me ish të dashurën Cara Delevingne.

ShowBiz

23/10/2018 17:27

Këngëtren Rita Ora dhe ish të dashurën e saj Cara Delevingne i bashkoi sot një kampanjë kundër sulmeve kibernetike e organizuar nga  ‘Rimmel London’, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave individuale në internet, transmeton lajmi.net

Nëpërmjet publikimit të disa fotografive ku shihet e përqafuar me Cara-n, këngëtarja kosovare ka bërë të ditur që sot për të ishte një ndër ditët më të mahnitshme.

Lidhja e tyre e dikurshme pati bërë bujë në media. Kënga e cila thuhej se ishte dedikim i Ritës për Cara-n u komentua poashtu mjaft shumë.

Rita e kishte pranuar se është biseksuale në të njëjtën ditë kur lançoi edhe këngën e saj më të re “Girls”, singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, për të cilën ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.

Sot Rita është në lidhje Andrew Watt dhe bazuar në disa foto të postuara dyshja shihen shumë të lumtur, por pavarësisht kësaj duket se përqafimet e ish të dashurës e bëjnë të ndihet mahnitshëm./Lajmi.net/