Rita Ora shpërblehet me çmim në “MTV VMA 2018”

U mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV VMA 2018”.

ShowBiz

21/08/2018 08:31

Në mesin e të ftuarve ishin edhe këngëtaret shqiptare Bebe Rexha dhe Rita Ora, shkruan lajmi.net.
Rita ka arritur të rrëmbejë çmimin “Best Dance” (Vallëzimi më i mirë) me këngën “Lonely Together”, të cilën e ka në duet me DJ tashmë të ndjerë Aviciin.

Këngëtarja në këtë ceremoni kishte zgjedhur një fustan të zi transparent, pa reçipeta, ndërsa flokët i kishte lëshuar.

Kujtojmë që edhe Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin nominuar në disa kategori, por nuk arritën të marrin çmim. /Lajmi.net/