Rita Ora shpallet personazhi televiziv i vitit nga Glamour

Pas suksesit të madh në ‘The Voice UK’ dhe shumë prezentimeve të suksesshme në televizion, Rita Ora është emëruar personazhi i vitit nga Glamour.

ShowBiz

18/07/2015 14:09

Ajo këtë vit po ndjek edhe suksesin e radhës në ‘X Factor’ pas shumë paraqitjeve televizive në të cilat ka shkëlqyer, tranmseton Lajmi.net.

Pikërisht për pjesëmarrjen në emisinonin ‘The Voice’ si anëtare e jurisë Rita Ora është shpërblyer me epitetin ‘Personazhi televiziv i vitit’, pasi sezonin e katërt të shout të talentëve Rita e ka kthyer në piedestalin më të larët e me rankimet më të larta që i kanë munguar ndër vite.

Glamour ka shpallur shqiptaren si më e suksesshmja e televizioneve ndërsa të njëjtën punë Rita pritet të bëjë edhe në shoun tjetër ‘X Factor’ dhe pse jo të fitojë edhe një herë këtë epitet.(Lajmi.net)

rita-ora_glamour_8jul15_jem-mitchell_b_960x1440