Rita Ora shkëlqeu në “BBC Radio 1”, performoi për herë të shtatë

Për të shtatën herë këngëtarja shqiptare Rita Ora ka performuar në "BBC RADIO 1", për "The Biggest Weekned".

ShowBiz

28/05/2018 11:14

Ajo tashmë ka filluar turneun në vende të ndryshme të botës, ku në të shumtën e rasteve ka performuar për herë të parë këngën e re “Girls”, shkruan lajmi net.

Performancat e Orës janë të zjarrta me qindra njerëz dhe me atmosferë të mrekullueshme, që përveç kësaj vëmendje tërheqin edhe veshjet.

Kështu, shfaqet në këtë të fundit teksa ka të veshur një kostum bardh e zi, e cila shkëlqeu me pamjen e saj.

Theksojmë se këngëtarja këndoi bashkëpunimin e DJ të ndjerë, Avicii “Lonely Together” ku në ekran u shfaqen disa imazhe të tij.

“Faleminderit që e kënduat këtë me mua,” i tha ajo turmës ndërsa këngësia mbaroi. “Është gjithmonë e vështirë për mua që ta këndoj këtë, kështu që ju falënderoj aq shumë për të kënduar së bashku”, tha ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjUMz9anY_Q/?taken-by=ritaora