Rita Ora shënon suksesin më të madh në karrierë me “Let You Love Me”

Artistet shqiptare që po gëzojnë famë ndërkombëtare vazhdojnë të shënojnë suksese të reja.

ShowBiz

25/09/2018 10:41

Ditë më parë, këngëtarja ka publikuar projektin e ri me titull “Let You Love Me”, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka treguar që kënga e lansuar vetëm katër ditë më parë po tregon suksesin më të madh që ka pasur me ndonjë këngë deri tani.

“Let You Love Me ka pasur një fundjavë më të madhe të hapjes sesa çdo këngë që unë kam lansuar ndonjëherë! #LYLM është e treta në iTunes, e pra në Youtube Trending me 2.6milionë shikime, e pesëmbëdhjeta në Apple Music dhe tashmë 2.4 milionë dëgjime në Spotify  ? Kam fansat më të mirë … Faleminderit shumë të gjithëve!! #PHOENIX ☄”, shkruan Rita.

Së shpejti, këngëtarja lanson albumin e ri me titull “Phoenix”, i cili përfshin disa projekte të saj. /Lajmi.net/