Rita Ora pranon një dhuratë të veçantë nga Madonna

Rita Ora është shumë aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

22/10/2018 14:40

Rita Ora së fundi përmes një postimi ka bërë të ditur që ka pranuar një dhuratë nga ylli botëror, Madonna, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja i ka dhuruar asaj në një pako speciale, produktet për lëkurë nga linja e saj e re e grimit.

“Faleminderit Madonna për pakon e këndshme! Mezi pres ta provoj!!!”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Rita Ora është “Let You Love Me”, që po kryeson në tabelat e Britanisë. /Lajmi.net/