Rita Ora pjesë e xhirimeve televizive për fundvit

Sukseset e Ritës në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur, por bashkë me të, të arritura kanë edhe Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

ShowBiz

12/12/2017 12:40

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe tashmë kanë filluar xhirimet si për këngë ashtu edhe për emisione televizive, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, Rita ka sjellë performancën e saj për “BBC Radio 1”, ku këndoi projektin e fundit “Anywhere” në version të ri me plot melodi.

Së fundi, Rita ka postuar një video në Instagram të cilën e ka ndarë nga xhirimet për festat e fundvitit.

Në atë video, ajo shihet teksa vallëzon në skenë bashkë me një grup me këngën e saj të re, kurse ishte veshur me të kuqe.

Këngëtarja ka bërë të ditur se fansat e saj kanë mundësi ta shohin në ekranet televizive gjatë festës së Krishtlindjes dhe për Vit të Ri. /Lajmi.net/