Rita Ora pjesë e kampanjës kundër bulizmit online

Rita Ora është një ndër emrat më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

13/11/2018 10:06

Rita Ora së fundi ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, përmes së cilës i bashkohet një kampanje që ka për qëllim parandalimin e bulizmi, shkruan lajmi.net.

Meqë bulizmi apo siç njihet përqeshja është shumë e përhapur në botën e internetit, kampanja ka synim parandalimin e saj tek të dyja gjinitë.

“Kjo shkon për 48 milionë gra dhe burra, të cilët janë prekur nga bulizmi online”, ka shkruar Rita në video.

Kujtojmë që kjo nuk është kampanja e parë sensibilizuese që këngëtarja i bashkohet, pasi ka mbështetur edhe disa të tjera. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqGIbCkHfFR/