Rita Ora paralajmëron albumin e saj të dytë (Foto)

Rita Ora më në fund konfirmon daljen e albumit të ri pas pritjes pesëvjeçare.

ShowBiz

23/06/2017 23:55

Albumi i saj i dytë do të lansohet pas më shumë se gjysmë dekade pas atij të fundit, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Albumi i dytë i shumëpritur i Rita Orës është pothuajse gati dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një lidhje direkte në Instagram.

Që nga publikimi i hitit “Hot Right Now”, ku edhe lëshoi në treg albumin e saj debutues me titull “Ora”, në gusht të vitit 2002, ajo më nuk solli album të ri.

Tashmë, 26-vjeçarja Rita Ora ka zbuluar se albumi i saj i ri do të lansohet gjatë kësaj vjeshte.

“Albumi do të dalë në nëntor dhe do të jetë i madh. Unë jam duke punuar në të për të gjitha moshat. “ tha ajo.

Në maj të vitit 2017, ajo lansoi ​​këngën e saj të fundit, “Your song”, e bashkë-shkruar me Ed Sheeran. /Lajmi.net/