Rita Ora nuk është nominuar në asnjë kategori për Brit Awards 2018, kjo është arsyeja

Sonte do të mbahet ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve muzikore në Britaninë e Madhe, Brit Awards 2018.

ShowBiz

21/02/2018 15:27

Ndërsa këngëtarja shqiptare me famë në botë, Rita Ora nuk është nominuar në asnjë kategori, shkruan lajmi.net

Kjo për faktin se publiku do ti votojë këngët që janë publikuar vitin e kaluar dhe prurjet e saj erdhën në fund të vitit të kaluar duke mos arritur të futet në listë.

Pavarësisht se nuk ka arritur të jetë pjesë e kësaj ceremonie ka arritur mjaft suksese me projektet që solli, e sigurisht se vitin e ardhshëm do ta shohim pjesë e Brit Awards 2019 para këngëtarja shqiptare do të publikojë edhe albumin e ri brenda pak muajsh.

Për dallim nga Rita, Dua Lipa është nominuar pesë herë për eventin e sontëm dhe madje për çmime të rëndësishme si “Albumi Britanik më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Videoklipi Britanik më i mirë i vitit” dhe “Shpërthimi Britanik”.

Rita Ora u bë temë diskutimi dhe e dëshmojë edhe njëherë se dëshiron ta promovoj vendin e saj sa më shumë.

Këtë e bëri sërish duke qenë krenare prej nga vjen dhe pjesëmarrja e saj më 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ishte ndër më të disutuarat në vend dhe botë./Lajmi.net/