RITA ORA në Prishtinë: Sonte do të jetë shou më i mirë ndonjëherë /VIDEO-FOTO

Këngëtarja Rita Ora po qëndron në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

ShowBiz

17/02/2018 15:39

Ajo ka arritur rreth orës 13:00, ndërsa bashkë me ekipin e saj po qëndrojnë në një nga hotelet e kryeqytetit, shkruan lajmi.net.

Ashtu siç edhe ishte planifikuar, Rita iu drejtuar medieve në një koncferencë ku ka shprehur edhe emocionet e para pas arritjes në Kosovë.

“Para së gjithash dua të ju them urime Pavarësia, jam shumë e lumtur që jam këtu. Sonte do të sjellim shoun më të mirë. Dua të them se jam shumë e lumtur të jem këtu. Në fillim të karrierës kam thënë që unë jam një vajzë nga një vend i vogël dhe duhet të kem një ndikim, nganjëherë, mesazhi im është që ti ke vetëm një shans për të prezentuar veten ashtu siç do të jesh” ka thënë Rita.

Ajo përmendi edhe talentet e tjera shqiptare nëpër botë, duke u ndierë krenarem e të.

“Kemi shumë talente, duke përfshirë Bebe Rexhën, Dua Lipën, sa më shumë të reprezentojmë Kosovën aq më mirë. Ishte diçka e jashtëzakonshme, në një moment isha këngëtare dhe në momentin tjetër isha model për të tjerët, kam takuar shumë politikanë dhe kam pasur shumë përgjigje të mira për rolin tim, është ndjenjë e mirë të ndihmojmë edhe vajzat e tjera për t’i hyrë muzikës.” ka shtuar ajo.

Mesazhi kryesor i këngëtares është ta bëjmë më të mirën për vendin dhe ta prezantojmë Kosovën sa më mirë në botë.

Kujtojmë që kësaj konference, Rita do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/