Rita Ora në listën e femrave me veshjen më të mirë në “Oscars”

Ngjarja më e përfolur në botën e shoubizit këto ditë është "Oscars 2018", ngjarje kjo që u mbajt të dielën.

ShowBiz

06/03/2018 09:22

Padyshim që përveç fituesve të çmimeve, një element shumë i komentuar nga kjo ceremoni është edhe paraqitja e yjeve në tapetin e kuq, shkruan lajmi.net.

Në një artikull dedikuar asaj se si u shfaqën yjet në “Oscars”, TheSun ka renditur këngëtaren shqiptare, Rita Ora në listën e femrave me veshjen më të mirë.

Saktësisht, artikulli flet për veshjet në ndejën pas ceremonisë, e në titull përmendes që Rita Ora dhe modelja Emily Ratajkovska kanë sjellë glam me paraqitjen në ndejën e “Oscars”.

Ratajkovska kishte feshur fustan të kuq të gjatë që dukej glamuroze, ndërsa Kendall Jenner, vajza më e pasur nga familja Kardashian kishte treguar këmbët në fustanin e zi të shkurtër.

Rita Ora dukej senzacionale në fustanin e kuq me pupla, kurse kishte zgjedhur që t’i bënte flokët kaçurrele.

Kurse, nuk kanë lënë pa e përmendur edhe veshjen skandaloze të Bleona Qeretit. Prestigjiozja shkruan “Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti ndoshta fitoi çmimin për veshjen më të guximshme / zbuluese”. /Lajmi.net/