Rita Ora me stil të veçantë në “Capital’s Jingle Bell Ball”

Rita Ora nuk ndalet me koncerte.

ShowBiz

09/12/2018 09:29

Rita Ora mbrëmë ka qenë e pranishme në koncertin e organizuar nga “Capital’s Jingle Bell Ball”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja si çdo herë, edhe kësaj radhe u shfaq tejet e veçantë në tapetin e kuq të këtij eventi, e më pastaj edhe performoi.

Rita kishte veshur një fustan trengjyrësh, me të cilin kishte vënë në pah këmbët seksi, kurse flokët i kishte lëshuar në kraharor.

Për ndryshe, këngëtarja këto ditë po shijon suksesin e albumit të saj të ri “Phoenix”. /Lajmi.net/