Rita Ora me album të ri! Zbulon titullin dhe datën e publikimit

Rita Ora do ta publikojë albumin e saj të dytë, pas gjashtë vitesh.

ShowBiz

18/09/2018 16:40

Këngëtarja shqiptare me famë të madhe në botë ka treguar për mediat e huaja se titulli i këtij albumi do të jetë ‘Phoenix’ ndërsa do të publikohet më 23 nëntor të këtij viti, transmeton lajmi.net

”Jam shumë e lumtur që do të lansoj ‘Phoenix’. Jam shumë krenare për këtë album dhe e emocionuar që të gjithë të dëgjojnë atë se çfarë kam punuar unë deri tani. Një falënderim i madh shkon për të gjithë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim muzikor”, ka thënë Rita.

Poashtu është shkruar se para publikimit të albumit të shumëpritur ajo do ta sjell këngën ‘Let you love me’ më 21 Shtator, këtë të premtë.

‘Anywhere’ është kënga e saj e fundit solo./Lajmi.net/

YouTube player