Rita Ora më 17 shkurt në Prishtinë, në ora 22 performon para kosovarëve

Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

ShowBiz

14/02/2018 12:58

Pjesëmarrjen e yllit botëror të pop muzikës, me prejardhje nga Kosova, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00 para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora”, ka thënë Behramaj.

Shënimi i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka filluar me aktivitete të ndryshme. Ndërkaq manifestimi qendror do të zhvillohet më 17 shkurt.