Rita Ora mbresëlënse me veshjen e artë në China Music Awards (Foto)

Këngëtarja Rita Ora u paraqit me një veshje të artë e cila të “verbonte” nga shkëlqimi i saj.

ShowBiz

21/04/2017 18:02

Rita shpeshherë di të shfaqet magjepsëse në paraqitjet e saj, duke marr gjithë vëmendjen dhe duke u renditur në ngjarjet që bëjnë pjesë në listën A, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Edhe kësaj here Rita nuk zhgënjeu me paraqitjen e saj në ndarjen e çmimeve në China Music Awards, në Macau të Kinës.

Paraqitja e saj me fustanin e artë dhe pastaj me një tjetër blu, dëshmoi që Rita është gjithmonë mbresëlënëse. /Lajmi.net/