Rita Ora kujton disa momente të lumtura me stilistin, Karl Lagerfeld

Stilisti i modës, Karl Lagerfeld vdiç sot pas një sëmundjeje në moshën 85 vjeçare.

ShowBiz

19/02/2019 22:39

Në mesin e artisteve që kishte punuar me të është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, shkruan lajmi.net.

Rita ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale me të cilat kujton Lagerfeld, gjatë punës që realizuan së bashku.

“Askush nuk mund të të zëvendësojë ty? U prefsh në paqe Karl. Më kujtohen shumë imazhe por këto në veçanti në orët e hershme të mëngjesit në Paris, ftohtë dhe ne qeshëm gjithë natën sikur dielli po ndriçonte. Fli mirë engjull”, ka shkruar Rita. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuE_pGxnDpz/