Rita Ora, Justin Bieber e Ariana Grande bashkë në shoun më të ri televiziv nga ‘FOX’

‘Knock Knock Live’ bën bashkë Ritën, Justin Bieber e Ariana Grande për emisionin e drejtuar nga Ryan Seacrest.

ShowBiz

16/07/2015 16:16

Emisioni më i ri nga televizioni Fox është ‘Knock Knock Live’, ku udhëheqësi Ryan Seacrest befason njerëzit e zakonshëm në Amerikë me të famshëm të ndryshëm dhe loja me mundësi edhe fitimi të dhuratave të ndryshme.

Në emisionin  e radhës do jetë pjesë edhe Rita Ora, bashkë me Justin Bieber, Ariana Grande, Martha Stewart e Robin Thicke, të cilët do shoqërojnë Ryan në shtëpitë e qytetarëve, transmeton Lajmi.net.

‘Knock Knock Live’ transmetohet më 21 korrik në ora 9 me orë të Amerikës. (Lajmi.net)