Rita Ora fytyra e reklamës së parfumit ‘My NY’ nga DKNY

‘Nëse Rita nuk muna ta shesë, nuk e di kush tjetër mundet’, ka thënë Donna Karan pasi ka marrë Rita Orën si fytyrë për reklamën e parfumit  të ri ‘My NY’ nga DKNY.

ShowBiz

14/06/2014 18:50

Rita Ora po kalon nga kampanja Pranverë 2014 e DKNY në një kontratë tjetër me firmën.

Rita është në kampanjën tjetër me DKNY, këtë herë duke u paraqitur si fytyrë e parfumit të ri të tyre, DKNY My NY. Aroma e re e ëmbël provon të kapë atmosferën e sofistikuar të New Yorkut, ndërsa Rita e quan ‘energji në shishe’.

‘Aroma kremton qytetin e New Yorkut, i cili nuk është si asnjë vend tjetër në botë’ ka thënë Rita në një intervistë. ‘Unë e dua idenë e të qenurit pjesë e kampanjës që paraqet shpirtin e New Yorkut dhe historitë e femrave këtu, të pasionuar për ëndrrat e tyre.’

Fotografitëe kampanjës janë bërë në Times Square, qendra e New York, me Ritën duke mbajtur shishen e parfumit në formë të zemrës, duke shkëlqyer me buzë të kuqe dhe flokë të shkurtër.

Duket se dizajnerja Donna Karan nuk mund të ketë mjaft nga Rita, pasi ajo ka sfiluar edhe për koleksionin pranveror 2014 nga DKNY dhe ka performuar në festën e 25 vjetorit të firmës.

‘Nëse Rita nuk muna ta shesë, nuk e di kush tjetër mundet’, ka thënë Karan. ‘Ajo është plot me jetë, ajo është çfarë çdokush dëshiron të ndjejë – energji. Dhe ajo mua më duket gjithmonë e re, si një lepur me energji që mund të veshë gjithçka dhe të duket gjithmonë perfekte.’