Rita Ora e “zjarrtë” në performancën e saj në Amsterdam

Destinacioni i radhës për Rita Orën ishte Amsterdami.

ShowBiz

22/05/2018 13:39

Ajo tashmë ka filluar turin në vende të ndryshme të botës ku mbrëmë ishte e pranishme në Amsterdam, shkruan lajmi net.

Së fundmi ka publikuar një video gjatë performancës së saj me këngën e re “Girls” në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Charli XCX dhe Cardi B.

Ora dukej e mahnitshme ku në fillim kishte të veshur një fustan ngjyrë vjollcë e që më pas veshi një kostum të tejdukshëm që shkëlqente.

“Faleminderit Amsterdam, Falënderuese dhe e bekuar të performoj për ju, Vajzat ka dalë tashmë, Linkun e gjeni te biografia ime”, ka shkruar Ora.

Koncerti duket i stërmbushur teksa e përkrahin dhe brohorasin yllin botëror. /Lajmi.net/