Rita Ora e nderuar me përkrahjen që po ia jep Kosova

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora që nga fillimi i karrierës ka qenë e përkrahur nga shteti i Kosovës.

ShowBiz

11/07/2018 20:31

Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh në Instagram e cila shfaqet përkrah Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi net.

Me anë të kësaj, Ora falënderon Ramushin për natën e mrekullueshme që e kaluan duke festuar talentin kosovar.

“Faleminderit Kryeministrit të Kosovës për këtë mbrëmje të mrekullueshme që festuam talentin kosovar !!! Faleminderit që më paraqitët me këtë simbol të bukur të Prishtinës, të titulluar “Perëndesha në fron”. Unë jam shumë e nderuar dhe e përulur për mbështetjen e kombit?❤??”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BlGeJY8n10v/?hl=en?&taken-by=ritaora