Rita Ora do të performojë në Dubai

Është rikthyer festivali më i madh i muzikës në Dubai. Festivali RedFex DXB është dyditor dhe këtë vit është rikthyer me një tjetër formacion.

ShowBiz

10/02/2016 14:37

Kosovarja Rita Ora përmes llogarisë së saj në Instagram ka bërë të ditur pjesëmarrjen e saj nesër në këtë festival. Eva Simons, këngëtarja e “Policeman” do t’i bashkohet gjithashtu këtij festivali, ajo do të dalë në skenë së bashku me Adam Lambert.

The Vamps, Briminghams, One Direction, Steve Aoki i cili është i nominuar për Grammy, janë disa prej artistëve që do të jetë në skenën e festivalit RedFex nesër mbrëma.

Së fundi, hip hop artisti Trey Songz ka konfirmuar që do të këndojë së bashku me bendin e vajzave Fifthy Harmony.

RedFex është festivali më i madh i muzikës në Dubai dhe këtë vit festivali do të zhvillohet më 11 dhe 12 shkurt.  /KultPlus