Rita Ora blen shtëpi të re në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është ndër artistet më të suksesshme në botë.

ShowBiz

08/09/2018 11:20

Ajo kësaj radhe ka investuar edhe në Kosovë ku ka blerë një shtëpi së bashku me familjen e saj, shkruan lajmi net.

Këtë e bëri të ditur vetë babai i Ritës, Besniku i cili me anë të një postimi të publikuar në Instagram konfirmoi blerjen e shtëpisë.

“Kosovë, shtëpia, i emocionuar për shtëpinë e re në vendin tonë, Prishtinë, Kosovë, Nik Ora, Vera Ora, Elena Ora, Rita Ora, Don Ora”, ka shkruar ai teksa shihet të jenë tejet të emocionuar.

Kujtojmë që tash e një kohë prindërit e Ritës janë duke qëndruar në Kosovë, të cilët shijuan pushimet në disa nga bregdetet shqiptare kurse Rita nuk po ndalet me aktivitetet e saj muzikore. /Lajmi.net/