Rita Ora bëhet imazh i brendit të njohur

Rita Ora vazhdon të jetë emër i kërkuar edhe në fusha të tjera, përveç asaj të muzikës.

ShowBiz

14/01/2019 11:16

Rita Ora është bërë fytyra e re e markës së njohur gjermane të veshjeve për femra, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për brendin “Escada”, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë Rita përmes rrjeteve sociale.

“Unë jam shumë e ngazëllyer dhe e nderuar që jam fytyra e re e ESCADA për kampanjën e tyre #EscadaSS19. Bëhet fjalë për ngjyra të forta, mesazhe të forta dhe gra të forta. Shikoni tregimet e mia për prapa skenave.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë që Rita Ora është imazh edhe i disa brendeve tjera përfshirë “Adidas”, “Tezenis”, “Rimmel”, e të tjera. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsnA12HHamK/