Rita Ora bashkëpunon sërish me David Guettan

DJ David Guetta bashkëpunon sërish me Rita Orën.

ShowBiz

11/12/2018 09:59

David Guetta dhe Rita Ora kanë folur rreth bashkëpunimit të ri në “Jingle Bell Ball”, shkruan Metro.news, transmeton lajmi.net.

Duke folur në prapaskenën e “Jingle Bell Ball”, DJ francez, i cili ka shitur më shumë se 30 milionë kopje në mbarë botën, zbuloi se do të realizojë edhe një bashkëpunim me Rita Orën.

Sapo e kam parë Ritën dhe ajo më tha se duhet të punojmë bashkë e unë iu përgjigja se po. E dua atë. Kemi biseduar për shumë vjet. Një ditë do të ndodhë, sigurisht”, ka thënë ai.

Kohët e fundit, Rita është përfolur për një lidhje me ish-yllin e “Spider Man”, Andrew Garfield. /Lajmi.net/