Rita Ora bashkëpunim me Justin Bieber? (Foto)

Super-ylli i muzikës pop Rita Ora është një nga femrat më të suksesshme të showbizit dhe ndër më të përfolurat në mediet rozë.

ShowBiz

27/05/2017 00:03

Ajo ka bashkëpunuar me Chris Brown, Charli XCX dhe Igy Azalea dhe mund të jetë gati edhe për një bashkëpunim me Justin Bieber, kjo pas videos së ndarë në Snapchat, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

E pyetur rreth bashkëpunimit me të Rita ka thënë “Do të doja, natyrisht do të doja”, duke e propozuar Madonnën si mentore.

Ajo gjithashtu Madonnën e konsideron si mbretëreshë të Pop-it dhe do të bashkëpunonte me kënaqësi me të. /Lajmi.net/