Rita Ora arrin në Kosovë, u ikën medieve

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora tashmë ka arritur në Kosovë.

ShowBiz

17/02/2018 13:11

Rita sapo ka dalur bashkë me ekipin e saj nga pjesa “VIP” në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa nuk ka dashur të ndalet për prononcim, madje edhe vendi nga ka dalur këngëtarja ishte mbyllur për medie, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ardhë në Kosovë për të qenë e pranishme në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa do të jetë pjesë e koncertit qendror në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Rita do të performojë pas orës 22:00, ndërsa përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar edhe shumë befasi të tjera.

Në orën 15:00 pritet që këngëtarja të mbajë konferencë për medie dhe pastaj do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/