Rita Ora anulon koncertet, gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka anuluar të gjitha koncertet e saj.

ShowBiz

21/05/2018 16:11

Kjo për shkak se ajo nuk ndihet mirë me shëndet dhe e tillë duket edhe në videon që e ka publikuar në Twitter, shkruan lajmi.net

Në videon e postuar ajo u ka kërkuar falje fansave dhe njëherësh ka bërë të ditur anulimin e koncerteve.

Kjo nuk u prit mirë nga fansat e Ritës të cilët i replikuan duke i thënë se tashmë i kanë blerë biletat për të shkuar për ta parë.

Kujtojmë se turneu i saj ‘Girls’ deri në këto momente i ka ecur mjaft mirë dhe  në vendet ku ka arritur të performoj janë mbledhur një numër i madh i publikut për ta ndjekur./Lajmi.net/