Rita në xhirimet e vazhdimit të filmit erotik (Foto)

Rita Ora duket se po i shijon xhirimet e filmit “Fifty Shades Darker”, prodhimit kinematografik që pritet të bëjë shumë bujë.

ShowBiz

31/05/2016 21:34

Ky është vazhdimi i filmit të parë, “50 Shades of Gray”, frymëzuar nga trilogjia e shkrimtares britanike, E. L. James, e cila është njëkohësisht edhe producente e versioneve kinematografike.

Këngëtarja shqiptare në këtë episod luan rolin e motrës së Christian Greyt. Në rolin e Mia Greyt, ajo ka ndryshuar edhe pamje, duke u kthyer në bjonde.

Në rrjetet sociale, ajo i ka ndarë me fansat momenten nga seti i xhirimeve, i cili po zhvillohet në Vankuver të Kanadasë, transmeton Top Channel.

rita1

Një miqësi e fortë duket se ka lindur në “Fifty Shades Darker”, ku Dakota Johnson në rolin e protagonistes Anastasia Steele dhe Rita janë kthyer në mikesha mjaft të mira.

rita2

Filmi, i cili dominohet nga skena erotike, do të vijojë të ketë të njëjtët personazhe, edhe pse Jamie Dornan në rolin e Christian Grayt mori kritika jo të pakta.

rita3

Librat e autores britanike kanë thyer çdo pritshmëri, teksa numërojnë më shumë se 100 milionë kopje të shitura në të gjithë botën. Edhe filmi i radhës pritet që të jetë një sukses i madh.