Rita në X Factor 2014?

Magnati i muzikës, Simon Cowell shpreson që ta angazhojë Rita Orën, por edhe Cheryl Cole, në juri të sezonit të ri të spektaklit ‘The X Factor’. 54 vjeçari po mundohet ta bind këngëtaren shqiptare me famë botërore, që t’i bashkohet këtij ‘show’. Kjo nuk është hera e parë që Ritës i ofrohet një pozitë e…

ShowBiz

20/11/2013 21:00

Magnati i muzikës, Simon Cowell shpreson që ta angazhojë Rita Orën, por edhe Cheryl Cole, në juri të sezonit të ri të spektaklit ‘The X Factor’.

54 vjeçari po mundohet ta bind këngëtaren shqiptare me famë botërore, që t’i bashkohet këtij ‘show’. Kjo nuk është hera e parë që Ritës i ofrohet një pozitë e tillë.

Asaj i ishte ofruar kjo pozitë e lakmueshme edhe sezonin e kaluar, derisa ishte mysafire e këtij emisioni të suksesshëm në versionin amerikan, njofton tabloidi britanik ‘Daily Mail’.

“Rita është në top listë të Cowell së bashku me Cheryl. Ai është fans i madh i të dyjave. Ai ia ka ofruar Ritës këtë pozitë edhe në të kaluarën, por ajo kishte menduar se nuk ishte momenti i duhur. Tash, ajo ka mundësi ta pranojë këtë ofertë”, i ka thënë një burim tabloidit tjetër britanik, ‘The Sun’.

“Simon po planifikon një spektakël të vërtetë për sezonin tjetër. Rita dhe Cheryl mund të jenë ëndrrat e tij”, shtoi burimi.